Nga 62 mijë fermerë, 20 mijë morën naftë falas, zv/ministri: Ka akoma në buxhet pa u tërhequr

schedule21:58 - 6 Tetor, 2021

schedule 21:58 - 6 Tetor, 2021

Eksperti i Bujqësisë Ervin Resuli, në pozicionin e akuzatorit në emisionin Bardh a Zi në ABC, deklaroi mbrëmjen e sotme se nga 62 mijë fermerë në vendin tonë, vetëm 20 mijë kanë përfituar nga skema e naftës falas.

Ai e cilësoi këtë një skemë të mirë, por që nuk ka pasur drejtimin e duhur duke bërë që sipas tij nafta falas të mos shkojë te fermeri.  “Suksesi i karburanteve është te jahtet deri më sot. Skema e naftës është e mirë, por e drejtuar keqas. Nuk ka vajtur te fermeri. Nga 62 mijë vetëm 20 mijë kanë përfituar”, deklaroi Resuli.

Në përgjigje ndaj tij, zv ministri i Bujqësisë Dhimo Kote shpjegoi se një pjesë e naftës ka ngelur në buxhet pa u tërhequr nga fermeri. “Kanë ngelur në buxhet pa u tërhequr”, u shpreh ai.

Ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë në kohën kur ajo drejtohet nga ish-ministri i LSI Panariti, Vojo Bregu tha se numri i aplikuesve ka ardhur për shkak të mungesës së besimit nga ana e fermerëve.

“Nuk kanë besim se nuk kanë aplikuar. Ministria e Bujqësisë duhet të hartojë një formulë për ta bërë të aksesueshme për çdo fermer. Gjithë ky problem qëndron te subvencionimi.

Nuk ka fonde. Hidhen në mënyrë të gabuar.  Sa i takon grupit ministria duhet të zbatonte hartën e bujqësisë që në vende të caktuara të mbillet një kulturë e caktuar”, deklaroi Vojo Bregu. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!