Nga 150 mijë, në 2.2 milion €: “Hungarezi” Myrto Uzuni në shifra

schedule11:18 - 10 Shkurt, 2021

schedule 11:18 - 10 Shkurt, 2021

Myrto Uzuni po shkëlqen në Hungari me Ferencvaros, teksa ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e fundit dhe është drejt fitimit të titullit të parë si kampion. Beratasi kishte provuar vendin e tretë në Superiore me Laçin, për t’u shpallur më pas nënkampion në Kroaci me fanellën e Dinamo Zagreb.

Tani në Hungari është i pari dhe e gjithë kjo ecuri pozitive e tij ka pasur rritje të madhe edhe në aspektin financiar. Si profesionist për herë të parë Uzuni u aktivizua te Tomori në Kategorinë e Parë, për të kaluar në Superiore tek Apolonia.

Vlerësimi për të nga faqja e specializuar “Transfermarkt” ishte 150 mijë euro gjatë eksperiencës me fierakët. Kalimi te Laçi ia rriti vlerën sulmuesit, që fillimisht vlerësohej me 250 mijë euro. Vlera erdhi në rritje te kurbinasit, teksa fillimisht u bë 400 mijë euro dhe më pas 425 mijë.

Kalimi në Kroaci te Lokomotiva Zagreb ia rriti edhe me 25 mijë euro të tjera vlerën fillimisht, për t’ia çuar më pas 850 mijë euro dhe 1 milion euro. Më pas pati një ulje në 800 mijë euro, në prill të vitit 2020, ndërsa sezoni fantastik në Kroaci ia çoi vlerën në “Transfermarkt” në 1.8 milion euro.

Me këtë shifër Lokomotiva Zagreb e shiti në Hungari te kampionët e Ferencvaros. Beratasi shënoi gola të rëndësishëm për skuadrën e tij, që u kualifikua në grupet e Champions League. Uzuni madje i shënoi edhe Juventusit dhe festoi si Cristiano Ronaldo dhe tani vlerësohet me 2.2 milion euro, duke qenë ndër lojtarët me vlerën më të lartë te Ferencvaros. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!