“Nga 150-300 euro dieta”/ U “kafshua” nga “Piranjat”, arrestohet në Tiranë 41-vjeçarja që prezantohej si dietologe

schedule17:19 - 13 Tetor, 2022

schedule 17:19 - 13 Tetor, 2022

TIRANË – Investigimi i emisionit “Piranjat” në ABC, ka çuar në pranga një tjetër person për vepra të ndryshme penale. Mësohet se policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasen Silvana Balliu, 41 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

41-vjeçarja Silvana Balliu mësohet se me anë të mashtrimit ku prezantohej si dietologe përfitonte shuma të ndryshme paratë.

Nga investigimi i “Piranjave” rezultoi se nuk ka laborator të certifikuar që kryen analizën e intolerancës ushqimorë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Kjo shtetase administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.

Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasja Silvana Balliu prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Prej shumë vitesh testi i intolerancës ushqimore është kthyer në një nga metodat më të përhapura të dietologëve. Ky test ndihmon në hartimin e dietave të detajuara, kryesisht për personat mbi peshë, por jo vetëm. Ekzaminime të tilla bëhen vetëm nga klinika apo laboratorë të specializuar. Por sa të specializuara janë klinikat që ofrojnë këtë shërbim.

Ekipi i “Piranjave” vizituan edhe një nga katër klinikat private në Prishtinë që bëjnë testin e intolerancës ushqimore dhe zbuluan se ky shërbim ishte një skemë mashtrimi.

Nga investigimi i “Piranjave” rezultoi se nuk ka laborator të certifikuar që kryen analizën e intolerancës ushqimorë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

 

Finalizohet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Dietologia”.

Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 41-vjeçarja që prezantohej si dietologe.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një aktivitet të paligjshëm, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dietologia”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetases:

– S. B., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Kjo shtetase administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij. Në bazë të verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasja S. B. prezantohej si dietologe dhe me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 150-300 euro, nga qytetarë të ndryshëm, për përgatitjen e dietave të personalizuara. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit

#nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!