Nga 1 qershori, Kopenhagen ndalon vozitjen gjatë natës

schedule09:15 - 17 Maj, 2023

schedule 09:15 - 17 Maj, 2023

Nga 1 qershori do të ndalohet qarkullimi gjatë natës në disa rrugë në qendër të Kopenhagës për të garantuar rendin, njoftoi policia lokale.

Këto rrugë janë pjesë e zonës së ashtuquajtur “jeta e natës”, e vendosur në lagjet e gjalla të Kopenhagës, ku ka një mbikëqyrje të shtuar të policisë.

“Shoferët parakalojnë me makina në atë zonë, janë të zhurmshëm, dëgjojnë muzikë me zë të lartë, u bërtasin kalimtarëve, në përgjithësi krijojnë pasiguri dhe i vënë njerëzit në rrezik”, deklaroi policia dhe shtoi se ndalimi i drejtimit të automjetit do të parandalojë situata të tilla.

Për kundërvajtje do të vendosen gjoba prej 403 euro.

Ndalimi nuk do të prekë banorët, taksitë dhe transportin bazë, të cilët do të zbatohen çdo ditë nga mesnata deri në 5 të mëngjesit, në përputhje me rregulloret daneze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!