Nga 1 maji çdo dokument merret online, Hado: Regjistrat e kontributeve para 1994-ës kanë probleme

schedule12:20 - 28 Prill, 2022

schedule 12:20 - 28 Prill, 2022

Nga 1 maji sportelet në vendin tonë do të mbyllen dhe thuajse të gjitha shërbimet do të kryen online.

I ftuar në Abc Live, drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado tha se procesi i dhënies se dokumenteve online nuk ka nisur tani, por është një proces që ka nisur që prej janarit të 2020-ës.

Ai thotë se ky hap vjen për të lehtësuar qytetarët, por nga ana tjetër shtohet puna për institucionet në mënyrë që platforma online të jetë në funksion.

Lexo edhe: Rama: Erdhi dita, prej 1 majit çdo dokument merret online

“Nuk do të mbyllen sportelet do të mbyllen sportelet fizike. Nuk është një proces që do të bëhet tani. Procesi ka nisur që në janar të 2020-ës. Sot kryesisht pensionistët sjellin te ne librezat origjinale të punës. Në datën 1 maj nuk është se zyrat e sigurimeve shoqërore do jenë të mbyllura. Ato që do mbyllen do jenë sportele fizike. Do të jenë të disponueshme te e albania. Atë punë që e bënte te sporteli fizik do e bëjë online. Ka 2 vjet e katër muaj që bëhen online,” tha drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Ndër të tjeta Hodo tha se institucionet e sigurimeve shoqërore kanë hasin shpesh probleme me kontributet para viteve 1994, pasi në atë periudhë regjistrat plotësoheshin me laps.

“Kemi probleme me kontributet para 94-ës. Regjistrat e vjetërsisë në punë nuk janë plotësuar në rregull. Janë shkruar me laps plumbi, që fshihet”, tha Hodo.

/abcnews.al/