Nga 1 janari në Zvicër, udhëtimi nga shtëpia në zyrë do të konsiderohet orar pune

schedule07:38 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 07:38 - 12 Dhjetor, 2020

Punonjësve publik do u njihet e drejta që koha e udhëtimit të konsiderohet pjesë e orarit zyrtar të punës.

Kjo risi vjen nga një ndryshim në ligj, ku “Puna e lëvizshme në administratën federale”, e cila thotë se “performanca e punës gjatë udhëtimit në zyrë” mund të miratohet me kusht që lloji i punës, kohëzgjatja dhe kushtet të udhëtimit ta bëjnë këtë të mundur.

Kështu pra, më në fund pranohet se është punë edhe nëse i përgjigjeni një telefonate të shefit, dërgoni dhe merrni e-mail ose mesazhe përmes rrjeteve sociale me udhëzime, kujtesa dhe sqarime mbi angazhimet e ditës.

Deri më tani, në Zvicër, puna e bërë gjatë udhëtimit nuk konsiderohej pjesë e orarit të punës, edhe në disa raste të jashtëzakonshme, ishte konsideruar si e tillë. Kërkesa u paraqit vitin që shkoi nga katër sindikata, të cilat pretendonin lehtësi të madhe. Si pasojë e evolucionit teknologjik, i cili me telefon, apo laptop falë internetit, lejon që të kryhet edhe jashtë zyrës një pjesë e detyrimeve të punës.  l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!