Sulmuesi Neymar dhe mesfushori Marco Verratti kanë munguar në stërvitjen e PSG-së
31-vjeçari sapo ka përfunduar rikuperimin nga një dëmtim i rëndë i marrë në fund të sezonit të kaluar. Sipas mediave franceze, Neymar humbi seancën stërvitore të PSG-së të martën pasi dëmtoi muskulin një ditë më parë. Edhe Marco Verratti ka mbetur i dëmtuar por ende nuk është bërë e ditur arsyeja e mungesës së italianit.
Kujtojmë se thashethemet po e lidhin aktivisht Neymar me një rikthim në Barcelonë dhe Verratti së shpejti mund të jetë te Al-Hilal, i cili vazhdon negociatat e transferimit me PSG. /G.D abcnews.al/