Ylli brazilian i Paris San Zhermen, Neimar, rerzikon deri në 6 vite burg nga gjykata spanjolle. Ai akuzohet se ka mashtruar gjatë transferimit të tij tek ekipi i Barcelonës, nga skuadra braziliane e Santos në 2013-n. Barcelona fillimisht pretendonte se kishte paguar 17.1 milionë euro për kapitenin e Brazilit, megjithatë një ankesë e një anëtarit të klubit hapi procesin gjyqësor për këtë transferim. Ky proces gjyqësor zbuloi se klubi kishte paguar rreth 40 milionë euro, duke arritur kështu një marrëveshje jashtë Gjykatës. Zyra e prokurorit ka thënë se marrëveshja mes Barcelonës dhe kompanisë braziliane ia kishte mohuar mundësinë klubeve të tjera që të blejnë Neymar dhe kjo është në kundërshtim me rregullat e tregut të lirë të futbollistëve./abcnews.al
Neymar rrezikon deri në 6 vite burg
schedule17:41 - 31 Tetor, 2018
schedule 17:41 - 31 Tetor, 2018