Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit për klubet evropiane, UEFA Champions League rikthehet ditën e nesërme për të nisur ndeshjet e para të fazës me eleminim direkt, ku 2 përballjet e para do të jenë Milan-Tottenham dhe “finalja” e parakohshme Bayern Munich-PSG.
Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes ka folur dhe braziliani Neymar, i cili në bazë të fjalëve që ka thënë “premton” spektakël për futbolldashësit.
“Kam besim në veten time. Që kur përfundova në Evropë, kam qenë gjithmonë në krye. Unë i njoh aftësitë e mia, cilësitë e mia. Të gjithë jemi gati për këtë ndeshje, kemi një ekip të madh. Më pëlqen të luaj ndeshje të mira kundër skuadrave më të mira. Janë pikërisht ato ndeshje që lojtarët e klasit të lartë duhet të tregojnë veten. Ne bëjmë çdo përpjekje për të treguar një lojë të shkëlqyer.
Qëllimi ynë kryesor është Liga e Kampionëve, është e qartë. Ndonjëherë ne nuk mund të bëjmë gjithçka në mënyrë perfekte. Është si Kupa e Botës, ai që bën më pak gabime arrin në fund. Ne nuk jemi këtu për shëtitje, ne jemi këtu për të punuar. Ne duam të fitojmë të gjithë titujt”,- u shpreh tepër i vendosur braziliani. /i.m /abcnews.al