“Neymar ndodhej në majë, gabimi i tij quhet… PSG”

schedule20:16 - 19 Tetor, 2019

schedule 20:16 - 19 Tetor, 2019

Vendimi i Neymar për të lënë Barcelonën me qëllim transferimin në kampionatin francez te PSG-ja i befasoi të gjithë. Braziliani zgjodhi paratë dhe faktin që do të ishte lider, por karriera e tij ka qenë në rënie që nga vera e vitit 2017.

Kështu mendon Muricy Ramalho, ish-trajneri i sulmuesit tek ekipi i Santosit. Në një prononcim për El Mundo Deportivo, Ramalho rrëfen problemin kryesor të Neymar.

Për mendimin tim, Neymar ndodhej në majë të botës kur ishte pjesë e Santosit. E njëjta gjë edhe kur ishte pjesë e Barcelonës, ndërsa te PSG është ndryshe. Katalanasit ishin një ekip perfekt për të. Golat e shënuar në Francë vlejnë pak, kampionati francez është i dobët dhe pak kompetitiv. Më vjen keq për problemet fizike të tij. E kanë penguar dhe kushtëzuar jashtë mase“, përfundon Muricy Ramalho. /abcnews.al