Neymar “kërcënon” rivalët: Fitojmë Champions League, po përgatitemi për festë

schedule16:19 - 5 Gusht, 2020

schedule 16:19 - 5 Gusht, 2020

Neymar është pjesë e PSG prej verës së vitit 2017. Sulmuesi brazilian ka bërë një përmbledhje të aventurës me kampionët e Francës për sajtin zyrtar të klubit, aty ku ndalet edhe te objektivi i madh, fitimi i Champions League, trofe që nuk është fituar kurrë nga PSG.

Këto tre vite te PSG kanë qenë të mbushura me eksperiencë. Kemi kaluar momente të lumtura, por nuk kanë munguar as situatat e vështira, sidomos kur nuk kam mundur të zbres në fushë si pasojë e dëmtimeve.

Ia kam dalë të lë gjithçka pas krahëve me ndihmën e shokëve të skuadrës. Mendoj se kam pasur shumë momente të bukura në Paris. Jemi një familje që ndajmë të njëjtat ambicie. Këtë sezon duam të festojmë fitimin e Champions League“, deklaron Neymar. /abcnews.al