Neymar i ka thënë PSG-së se dëshiron të largohet, braziliani do Barçën

schedule20:00 - 7 Gusht, 2023

schedule 20:00 - 7 Gusht, 2023

Neymar dëshiron të largohet nga PSG dhe të kthehet në Barcelonë këtë verë.

Sipas L’Equipe, Neymar i ka thënë presidentit të Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi se dëshiron të largohet nga klubi para mbylljes së merkatos së verës. Braziliani dëshiron të kthehet në Barcelonë.

Vihet re se pas rikthimit ree PSG-së në Paris nga turneu parasezonal, Neymar së bashku me familjen dhe agjentin Pini Zahavi vendosën të largohen nga klubi.

Sulmuesi u trondit nga një protestë nga ultrasit pranë shtëpisë së tij në maj. Neymar nuk ndihet i sigurt, gjë që nuk ka ndodhur kurrë te Barcelona.

Më herët u raportua se Xavi kundërshtoi rikthimin e Neymar në Barça. Trajneri i katalanasve beson se braziliani nuk i përshtatet projektit të klubit dhe mund të prishë atmosferën në dhomat e zhveshjes. /G.D abcnews.al/