Rivaldo, ish-lojtari i Barcelonës dhe i disa klubeve të mëdha europiane, këshillon katalanasit për të bërë transferimin e vetëm që atyre do t’u bënte punë për t’u rikthyer të suksesshëm.
Ai thekson se Nyemar është i duhuri për Barcelonën, pasi nuk varet aspak nga Messi. “Neymar është lojtari i duhur për Barcelonën, sepse ka një personalitet të fortë dhe nuk i interesin nëse Messi është pranë tij ose jo.
Ai është ndryshe nga lojtarët e tjerët, që ndihen të frikësua pa të. Problemi i Barcelonës vitet e fundit qëndron në blerjet e bëra. Janë marrë gjithmonë lojtarë që kanë kushtuar shumë, por që nuk bëjnë diferencën në grup”, ka deklaruar Rivaldo. /abcnews.al