Lionel Messi është larguar nga Parisi, Kylian Mbappe mund ta bëjë shumë shpejt.
Në fund, i vetmi që do të rezistonte mund të ishte Neëymar. Sulmuesi brazilian do të jetë i vetmi i mbijetuar i “MNM”, i jashtëzakonshëm në letër, por që nuk ka treguar kurrë të gjithë potencialin e tij fantastik, mbi të gjitha për shkak të dëmtimeve të shumta të brazilianit.
Sipas raportimit nga “L’Equipe”, Neymar është gati të vazhdojë aventurën e tij me PSG-në për dy arsye. Ai është i lumtur në kryeqytetin francez dhe ardhja e Luis Enrique mund ta ndihmojë atë të gjejë stimujt e duhur. Me spanjollin, Neymar fitoi gjithçka në Barcelonë dhe u shpreh në nivelin më të lartë./ h.ll/abcnews.al