Neymar drejt largimit nga Arabia Saudite, ylli brazilian pritet të rikthehet tek ish-klubi i tij

schedule16:54 - 1 Prill, 2024

schedule 16:54 - 1 Prill, 2024

Neymar është gati të kthehet në shtëpi. Lojtari i Al Hilal është duke ndërmarrë hapa për t’u rikuperuar nga lëndimi i rëndë që pësoi dimrin e kaluar dhe për këtë arsye po planifikon të ardhmen në të cilën pritet të jetë sërish te Santos.

Sipas asaj që raporton “Goal”, sulmuesi brazilian do të kthehet në vendlindje në vitin 2025, ku madje thuhet se ka infromuar edhe lojtarët e klubit të Santos.

Neymar ka pasur një karrierë shpërthyese, ku fillimisht u dallua pikërisht te Santos dhe pas transferimit te Barcelona, shkruajti emrin e tij në listën e lojtarëve më të talentuar dhe më të mirë në botë./h.ll/abcnews.al