Neymar do të kthehet te Barça sapo Dembele të largohet

schedule22:05 - 5 Gusht, 2023

schedule 22:05 - 5 Gusht, 2023

Neymar ka të ngjarë të kthehet në Barcelonë kur Ousmane Dembele të largohet për në PSG.

Mundo Deportivo dhe Diario Sport shkruajnë për këtë, duke cituar një “burim të mirëinformuar” nga Mabhouta Al-Marri.

Gazetari dhe influencuesi thuhet se ka lidhje me PSG-në dhe ishte i pari që raportoi transferimin e Lionel Messit te Inter Miami.

Neymar dëshiron të shkojë te Barcelona dhe parizienët nuk do ta mbajnë. Gjithçka do të varet nga gatishmëria e tij për të ulur pagën dhe besimi i Xavit te braziliani.

Mundo Deportivo gjithashtu raporton se sulmuesi sot hoqi vendodhjen e PSG-së nga përshkrimi i profilit të tij në Instagram. /G.D abcnews.al/