Neymar, braziliani i PSG, ka folur sot në konferencën për shtypin para ndeshjes së Champions League kundër Real Madrid në “Santiago Bernabeu”. Sulmuesi mes të tjerash ka deklaruar: “Duhet të luajmë ndeshjen e jetës. Jam gati për këtë sfidë, pasi kam humbur shumë.
Do të luajmë një sfidë shumë të rëndësishme për historinë e PSG-së, do të përballemi me një kundërshtar të shkëlqyer. Ne jemi një ekip i bashkuar, kjo do të na çojë në fitimin e Champions League. Ne mbrohemi dhe sulmojmë të gjithë së bashku, ndaj kemi 50% mundësi të fitojmë.”
“Reali pa Casemiro? Ai është më i miri në pozicionin e tij, por Reali ka shumë lojtarë të shkëlqyer. Nuk na intereson, duhet të bëjmë maksimumin për të fituar. Për ne është më mirë që ai të mos jetë. Ne nuk jemi favoritë, kemi një avantazh, por nuk mund t’i besojmë avantazhit. Duhet të luajmë më mirë se në Paris”.
“Jam i lumtur që do të jem nesër në fushë. Të luash në Champions League është e mrekullueshme. Mezi presim të fillojmë dhe të sjellim fitoren. Në Bernabeu kam bërë shumë asistime dhe gola, kanë qenë gjithmonë ndeshje të bukura. Të luaj këtu është kënaqësi për mua. Të luash kundër Realit është një burim i madh motivimi.”
“Finalja do të luhet në Paris, çfarë do të thotë? “Është një motivim shtesë, na bën të dëshirojmë të arrijmë atje. Rrugëtimi filloi disa kohë më parë, tani duhet të bëjmë një hap tjetër drejt qëllimit tonë për ta fituar Champions League”. / abcnews.al