Neymar barazon Ronaldon

schedule17:59 - 4 Tetor, 2018

schedule 17:59 - 4 Tetor, 2018

Neymar realizoi dy arritje të mëdha pas fitores së Paris SG në Champions. Ylli brazilian u barazua me legjendat Cristiano Ronaldo dhe Kaka.

Ende nuk e llogarisin për të fituar Topin e Artë.

Nejmar padyshim që është shumë xheloz për këtë, veçse ambicia e tij është gjithashtu shumë e madhe.

Ylli brazilian i dha vetes një kënaqësi jo të vogël duke u barazuar me legjenda të tilla si Cristiano Ronaldo dhe Kaka.

Numri 10 i Paris SG shënoi tri herë ndaj Crvena Zvezdës në Champions dhe dy prej këtyre golave ishin nga goditja e dënimit.

Diçka të tillë e kishte bërë vetëm Ronaldo shumë vite më parë, në shtator të vitit 2009 për Realin.

Gjithsesi, sulmuesi nuk u mjaftua vetëm me barazimin ndaj portugezit.

Ai arriti në 30 gola në Champions, duke qenë tani në të njëjtin nivel me Kakanë, që ishte rekordmeni i brazilianëve në këtë kompeticion.

Neymar kishte lënë pas, që më parë, Rivaldon me 27 gola dhe Zhardelin me 24.

Në moshën 26-vjeçare, superylli padyshim që do ta kalojë Kakanë, ndërsa ka detyrë të vështirë të matet me gjigandët Ronaldo e Messi, që e kanë kaluar kufirin e 100 golave./abcnews.al