Pas Tonalit, Newcastle po planifikon një tjetër investim të rëndësishëm nga Serie A. Për sulmin e klubit anglez, po përmendet emri i Federico Chiesa, i cili është në pritje të sinjaleve nga merkato dhe është i vetëdijshëm se së shpejti,pikërisht nga Premier League, mund të ketë disa lajme të rëndësishme.
Skuadra në pronësi të fondit “PIF” është gjithnjë e më ambicioze pas kualifikimit në Champions League. Drejtori i ri sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, do të donte ta mbante në skuadër ose në çdo rast ta shiste vetëm për ndonjë shifër prej 60 milionë euro minimalisht.
Por vlera e sulmuesit italian mund të ketë rënë në 40 milionë euro që pas dëmtimit që pësoi./h.ll/abcnews.al