Newcastle po kalon një sezon të mirë në Premier League. Aktualisht, ata ndodhen në vendin e tretë të tabelës në kuotën e 35-pikëve.
Gjithsesi, klubi i pasanikëve arab është në kërkim të një mesfushori të kalibrit të lartë i cili do ndihmonte ekipin. Newcastle ka piketuar mesfushorin serb të Lazios, Milinkovic-Savic.
Sipas “Messaggero”, klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë lojtarit një kontratë me një pagë midis 7 dhe 10 milionë euro, 12 milionë bonus për nënshkrimin e kontratës.
Milinkovic-Savic ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2024, dhe për presidentin e klubit italain, Lotiton, një ofertë prej 60 milionë eurosh mund të hapte negociatat./h.ll/abcnews.al