Newcastle United është klubi në modë ditët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar.
Premier League miratoi shitjen e tij, duke kaluar nga Mike Ashley, pronar i SportDirect, në duart e sheikëve të Arabisë Suaditë që do të zotërojnë 80% të aksioneve.
Blerja nga princi i kurorës, Mohamed Bin Salman, duke pasur parasysh trashëgiminë tij të madhe, i ka bërë tifozët të ëndërrojnë për nënshkrime të mëdha dhe këto janë më afër realitetit se sa duket.
Ne mediat britanike emrat ndjekin njëri-tjetrin dhe së fundmi është shfaqur mundësia për të “bërë pazar” në Old Trafford. Katar janë emrat që klubi dëshiron të transferojë gjatë merkatos së janarit për të përforcuar skuadrën që të jenë në gjendje të qëndrojnë në Premier League.
Të zgjedhurit janë katar lojtarë që kanë humbur vendin e titullarit pas ardhjes së emrave të rinj në “Teatrin e Ëndrrave”.
Donny Van de Beek, Anthony Martial, Jesse Lingard dhe Eric Bailly janë të zgjedhurit që do të tentohen vetëm pas pak muajsh.
Këta katër lojtarë janë prekurt nga ardhja e Cristiano Ronaldos, Jadon Sanchos dhe Varane këtë verë. /abcnews.al