Koronavirusi godet sërish Premier League. Këtë herë bëhet fjalë për klubin e Newcastle, që ka vendosur që të gjithë lojtarët dhe stafi teknik të futet në karantinë, duke filluar nga dita e djeshme.
Ditën e dielë u konfirmuan shumë raste pozitive dhe si pasojë trajneri Steve Bruce e anuloi seancën stërvitore. Sipas raportimit të “The Guardian”, ekipi nuk do të rikthehet në stëërvitje të paktën deri ditën e mërkurë, kur futbollistët dhe stafi do të testohen sërish.
Newcastle’s entire squad in Covid-19 self-isolation after ‘significant’ outbreak https://t.co/yzXyOdJU4y
— The Guardian (@guardian) December 1, 2020
Deri më tani ndeshja kundër Aston Villas që është programuar për ditën e premte është në rrezik. Në rast se ajo do të shtyhet për në një datë tjetër, atëherë do të bëhet ndeshja e parë e Premier League që shtyhet nga pandemia që nga rifillimi i kampionatit në qershor. /abcnews.al