New York-u legalizon marihuanën

schedule16:42 - 31 Mars, 2021

schedule 16:42 - 31 Mars, 2021

Legjislatura e shtetit të New York-ut zyrtarisht votoi për legalizimin e marihuanës për të rriturit dhe heqjen e të dhënave të njerëzve të dënuar më parë për posedimin e kësaj lënde narkotike.

Pak pas orës 22:30, të martën në mbrëmje, Asambleja e Shtetit të New York-ut votoi pro për të miratuar projekt-ligjin e legalizimit të marihuanës.

Guvernatori Andrew Cuomo ka thënë më parë se ai do të nënshkruajë projekt-ligjin sapo të arrijë tryezën e tij, dhe të martën në mbrëmje, ai iu përmbajt planit.

“Sonte, Legjislatura e Shtetit të New York-ut bëri hapin e parë duke miratuar legjislacionin për të legalizuar kanabisin për përdorim tek të rriturit” tha ai në një deklaratë.

Me këtë vendim, New York-u bëhet shteti i 15-ë amerikan që ka legalizuar këtë lloj droge, për qëllime rekreative.E.L/abcnews.al/