New York Times: Trump donte të sulmonte Iranin

schedule08:29 - 18 Nëntor, 2020

schedule 08:29 - 18 Nëntor, 2020

Presidenti amerikan Trump, gjatë javëve të fundit të presidencës së tij, synonte të sulmonte qendrat kryesore bërthamore iraniane. Lajmi është publikuar nga NYT, që bazohet në një burim anonim, një zyrtar të administratës aktuale. Sipas burimit Trump disa ditë më parë, ka mbledhur në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, drejtuesit politikë dhe ushtarakë të administratës.

Të pranishëm ishin zv/presidenti amerikan Mike Pence, sekretari i shtetit Mike Pompeo, sekretari i ri i mbrojtjes Kristofer Miller dhe gjenerali Mark Millei. Të gjithë kanë kundërshtuar idenë e një sulmi ushtarak ndaj Iranit, pasi do të shkaktonte një seri reagimesh të pakontrollueshme dhe rrezikun e një konflikti më të gjerë. Shtëpia e Bardhë refuzoi të komentonte artikullin e të përditshmes amerikane./abcnews.al