New York Times shpërthen ndaj qeverisë italiane

schedule12:31 - 7 Qershor, 2018

schedule 12:31 - 7 Qershor, 2018

Editorialisti i Nju Jork Tajms, Roxher Kohen është treguar shumë i ashpër në shkrimin e tij për qeverinë italiane duke e cilësuar sit ë mjerë dhe të neveritshme. Ai shkon më tej duke krahasuar fitoren e legës dhe Lëvizjes me Pesë Yje, me emërimin si kancelar të Hitlerit në vitin 1933.

Nju jork Tajms nëpërmjet shkrimit të editorialistit Roxher Kohen, është treguar shumë e ashpër ndaj qeverisë së re në Itali të përbërë nga Lega dhe Lëvizja me pesë yje. Një qeveri që është cilësuar e tmerrshme, fanatike dhe e mjerë. Ndër të tjera në shkrim thuhet se partitë që kanë fituar zgjedhjet dhe tashmë janë pjesë e qeverisë – lega ksenofobe dhe lëvizja me pesë yje anti semite – janë fanatike dhe të paafta në një masë shumë të pazakontë. Një grup i mjerë që janë ngritur në valën anti liberale globale. Kohen vijon më tej duke cituar dhe titujt e disa mediave gjermane që mbështesin qëndrimin e tij, dhe pse shton se është dakord me qeveritë që janë serioze në qëllimet e tyre dhe kjo nuk mund të përfshijë premtimet që nuk mbahen dot. Dhe për këtë arsye ai thekson se nuk sheh asgjë nga ajo që propagandohet në internet nga Lega dhe Lëvizja me Pesë Yje që të mos e neverisë.

Problem sipas Kohen është se disa herë demokracitë bëhen lëmsh dhe në fund krijohet një qeveri që nuk i pëlqen askujt. Në fund të editorialit ai bën një krahasim të papranueshëm: E di, Hitler u emërua kancelar në vitin 1933 pas një zgjedhjeje demokratike. Por ky fenomen aktualisht po vë në rrezik të vazhdueshëm drejtësinë dhe median e lirë.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!