New York Times publikon dokumente shtetërore të Kinës: Asnjë mëshirë për Ujgurët

schedule11:01 - 18 Nëntor, 2019

schedule 11:01 - 18 Nëntor, 2019

New York Times publikoi një sërë dokumentesh të brendshme të shtetit kinez, ku dëshmohet trajtimi i pamëshirshëm nga ana e Pekinit për minoritetet myslimane në vend. Kjo rrjedhje informacioni konsiderohet si më e madhja prej dekadash.

Bëhet fjalë për rrjedhjen më të madhe të informacioneve nga Pekini, prej vitesh. New York Times publikoi më shumë se 400 faqe dokumentesh të brendshme, të cilat përshkruajnë dhunën e Kinës kundë minoriteteve etnike muslimane në Xinjiang, duke pasur si objektiv ujgurët dhe kazakët të mbyllur prej kohësh në kampet burg.

Mes letrave, janë dhe fjalime të presidentit Xi Jinping i cili në vitin 2014 bëri apel që të mos kishte asnjë mëshirë për ujgurët.

Nga dokumentet del gjithë ashtu dhe qëllimi i Pekinit për të zgjeruar kushtet ndaj fesë islame, në zona të tjera të Kinës. Por dhe një manual të shpërndarë për forcat e rendit, për t’u shpjeguar studentëve që vizitonin familjet e tyre, se pse të afërmit e tyre ishin zhdukur nga shtëpia.

Që në stacion pas përfundimit të semestrit, studentëve u shpjegohej se prindërit e tyre ndodheshin në shkolla trajnimi të qeverisë dhe për këtë arsye nuk mund t’i shihnin. Në rast se të rinjtë do të këmbëngulnin, agjentët ishin të autorizuar që t’i kërcënonin, duke iu thënë se në varësi se si do të silleshin, ashtu do të trajtoheshin dhe prindërit e tyre.

New York Times i përshkruan dokumentet si rrjedhjen më të madhe të informacioneve nga partia lomuniste kineze dekadat e fundit. Një rrjedhje që do të ndikojë në negociatat tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, të cilat po përpiqen të arrijnë një marrëveshje të vogël për sa i përket betejës së tarifave.

New York Times shkruan se dokumentet tregojnë qartë se si makineria shtetërore kineze po kryen një fushatë burgosjeje, e cilësuar si më e egra që nga koha e Maos.

Dokumentet tregojnë se presidentit kinez, në vitin 2014, pasi disa militant ujgurë kishin qëlluar me thikë 150 persona, mbështeti përdorimin e organeve të diktaturës kundër terrorizmit, infiltrimit dhe separatizmit, pa treguar asnjë mëshirë. Kampet burgje, janë shtuar që nga viti 2016, sipas asaj që shkruhet në këto dokumente./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!