New York/ Rrëzohet helikopteri në lumin Hudson, shkon në gjashtë numri i viktimave

schedule22:01 - 10 Prill, 2025

schedule 22:01 - 10 Prill, 2025

Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson, duke ngritur alarmin e autoriteteve në New York.

Sipas reagimeve të shumta në rrjete sociale, është dëgjuar një “tingull i fortë”, në momentin kur avioni është rrëzuar.

Menjëherë njësitë tokësore dhe detare si edhe ekipet e departamentit të Zjarrfikëses mbërritën në vendin e ngjarjes duke kryer një operacion shpëtimi.

Fillimisht u raportua për një viktimë. Fatkeqësisht gjatë kërkimeve nga ekipet e shpëtimit numri i viktimave ka shkuar në gjashtë. Ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!