New York nis përgatitjet për ndërrimin e viteve, sjell në Time Square 2023 gjigant

schedule20:17 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 20:17 - 21 Dhjetor, 2022

Në Time Square kanë nisur përgatitjet për natën e ndryshimit të viteve. Numri 2023 ka mbërritur në shesh ku do të qëndrojë për pak ditë e më pas do të vendoset në majën e kullës për spektaklin e orëve të vitit të këtij viti.

Ditët e fundvitit kanë shtuar përgatitjet në të gjithë botën për atmosferë festive.

Jeffrey Straus, president i Countdown Entertainment, u shpreh se “Kjo është një ditë e mrekullueshme. Jemi disa ditë larg natës së Vitit të Ri kur e gjithë bota do të shikojë Times Square.”

Kënaqësia e festës së Vitit të Ri, Tafaj: Ka vite që gëzimet enden në të tjera fusha

Shifra gjigante, më shumë se dy metra e gjatë, përshkoi  pothuajse të gjithë vendin nga Los Angeles, Kaliforni, me ndalesa në shtetet e Nevada, Tenesi, Uashington, DC dhe Pensilvania.

Madje disa spektatorë tashmë kishin vënë  syzet ‘2023’ për të festuar.

Në të janë vendosur 602 llamba LED që kanë kursim të ulët të energjisë. Ajo  do të qëndrojë në Times Square deri më 23 dhjetor për publikun.

Pas kësaj, do të vendoset në krye të ndërtesës One Times Square dhe do të ndizet në mesnatën e 31 dhjetorit pasi gongu  të bjerë.

Kjo është hera e parë që njerëzit do të mund të shikojnë personalisht numërimin mbrapsht në Times Square pa asnjë kufizim pas pandemisë.

Por jo vetëm, tashmë kanë nisur edhe projektet për fishekzjarret në terren për spektaklin e mirëseardhjes së 2023. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!