New York nis fazën 2 të rihapjes

schedule15:54 - 23 Qershor, 2020

schedule 15:54 - 23 Qershor, 2020

Për herë të parë në më shumë se tre muaj, njerëzit në New York mund të shkojnë në dyqane, të darkojnë jashtë, pasi zyrtarët e qytetit hoqën disa nga kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit.

Parqet me lojëra për fëmijë gjithashtu u rihapën, dhe një pjesë e punonjësve u lejuan të kthehen në punë, megjithëse shumë punonjës ende nuk do të mund të kthehen në zyrat e tyre.

Qyteti i New York dikur ishte epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, por rastet e infektimeve me Covid-19 tani janë në rënie. Koronavirusi ka vrarë mbi 22,000 banorë të qytetit.

Kryebashkiaku i qytetit, Bill de Blasio tha se do të darkonte të hënën dhe ka theksuar se rihapja e fundit është veçanërisht e rëndësishme për industrinë e restoranteve, të cilën ai e quajti “një pjesë të madhe të identitetit të qytetit të New York.

Ndërsa rastet e infektimeve me koronavirus  janë në rënie, rastet në dhjetëra shtete të tjera amerikane janë rritur.

Shpërthimet e rasteve me Covid-19 kanë bërë që Guvernatori i New York, Andrew Cuomo të shqyrtojë mundësinë e një urdhri për karantinë dy javore të banorëve nga shtetet me numër të lartë të infektimesh, që udhëtojnë në New York.

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar më shumë se 2.3 milionë raste të konfirmuara në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 120,000 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!