New York arrin imunitetin e tufës, 70% e popullsisë është vaksinuar

schedule17:53 - 15 Qershor, 2021

schedule 17:53 - 15 Qershor, 2021

Shteti i Nju Jorkut i ka dhënë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 70% të popullatës së rritur,  sipas të dhënave të bëra publike.

Për shtetin, ky është një moment historik, duke arritur kështu imunitetin e tufës dhe ka qenë pikë referimi e vendosur nga guvernatori Andrew Cuomo.

Guvernatori tha se 69.9% e të rriturve në shtet kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës. Për më tepër, shkalla e infektimit qëndron në 0.4%, nga 7.9% në janar.

Njerëzit e pavaksinuar do të vazhdojnë të mbajnë maska ​​dhe të mbajnë distancën shoqërore. “Nuk është vija e finishit në 70. Por jemi duke ardhur rreth kthesës së fundit në pistë,” tha Cuomo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!