Lazio ka nevojë për një përforcim në qendër të mbrojtjes dhe Igli Tare ka piketuar Ezequiel Garay, 33-vjeçarin argjentinas.
Lojtari latin (32 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës) është lojtar i lirë prej 1 korrikut, datë kur i dha fund aventurës me Valencian.
Gazzetta dello Sport raporton se drejtori sportiv ka nisur bisedimet me agjentin e Garay, i cili do t’i sjellë eksperiencë mbrojtjes së Inzaghit.
Garay pësoi një dëmtim të rëndë në gju sezonin e kaluar dhe qëndroi 8 muaj jashtë fushave. /abcnews.al