“Never Forget”/ Si u ekzekutuan Lulzim Qorri dhe Dikens Halili në Greqi, policia: Organizator, Laert Haxhiu

schedule10:42 - 28 Shtator, 2023

schedule 10:42 - 28 Shtator, 2023

Në kuadër të operacionit “Never Foret”, policia dhe prokuroria kanë konkluduar se krahas ngjarjeve kriminale në disa qytete të Shqipërisë, Laert Haxhiu është organizator edhe për dy vrasje në Greqi, përkatësisht Lulzim Qorri dhe Dikens Halili.

Lulzim Qorri (personi në foton më poshtë) u ekzekutua në një atentat mafioz më 12 dhjetor 2018. Mediat raportuans e ai ishte duke pirë kafe në një lokal pranë sheshit OMONIA kur u qëllua për vdekje me armë nga dy persona me motocikletë.

 

Dikens Halili, (personi në foton më poshtë) u ekzektua më 3 tetor 2021 gjithashtu në një lokal në Athinë. Halili u qëllua nga një burrë i maskuar, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët. Mediat greke raportuar se Halili ishte një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.

Zbardhjet e vrasjeve u kryen në kuadër të operacionit Never Forget, pas rrëfimeve të të arrestuarit Artan Tafani I cili zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!