Neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf, shpëtojnë banesat në fshatin Dukat

schedule15:20 - 3 Gusht, 2021

schedule 15:20 - 3 Gusht, 2021

Zjarri në Delisuf të Vlorës është neutralizuar plotësisht. Lajmin e bën të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, po ashtu, ministri Peleshi bën të ditur se ndërhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka bërë të mundur që të reduktohet zjarri dhe kështu të eliminohet edhe rreziku nga banesat.

Në pamjet e publikuara shihen zjarrfikësit në përpjekje për të shuar flakët, ndërsa dëmi i bërë nga vatrat e zjarrit është i dukshëm.

POSTIMI I NIKO PELESHIT

“Neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf, ndërkohe që nderhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka mundësuar reduktimin e zjarrit dhe eleminimin e rrezikut të banesave.”  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!