Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Neuer: Portieri ta nxin jetën, diçka është thelbësore. CR7? S’e kam frikë

schedule17:18 - 4 Shkurt, 2021

schedule 17:18 - 4 Shkurt, 2021

Manuel Neuer është prej vitesh një ndër portierët më të mirë në planet. Fantastik, spektakolar dhe i pakalueshëm. T’i shënosh gjermanit është e vështirë, edhe kur je tek për tek më të. Kapiteni i Bayern Munchen ndalet te kjo temë në prononcimin për një revistë bavareze.

Rëndësi të madhe ka pozicioni që mban mes shtyllave, gjithmonë në lidhje me lëvizjen që bën sulmuesi. Një portier ka shumë mënyra për t’ia nxirë jetën sulmuesit që i del i vetëm përballë. Për mua nuk ka rëndësi fare se kush është ai përballë meje.

CR7? Kam pasur disa duele me Ronaldon, jam përballuar disa herë me të dhe kjo më jep njëfarë avantazhi, pasi ia njoh lëvizjet. Kur më del përballë, nuk është se mendoj ‘Oh, sa frikë! Erdhi Ronaldo, nuk di çfarë të bëj’… Ai nuk më tremb aspak.

Të mos keqkuptohemi, nuk është se jam i dhënë pas dueleve psikologjike. Kryesisht mendoj të fitoj ndeshjen bashkë me shokët e mi. Ama, nëse ata kanë nevojë për ndihmën time, unë jam gjithmonë gati“, thekson portieri i madh gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!