Neuer komentoi humbjen ndaj Japonisë: Kundër Spanjës duhet të luhet krejtësisht ndryshe

schedule17:57 - 23 Nëntor, 2022

schedule 17:57 - 23 Nëntor, 2022

Portieri dhe kapiteni i kombëtares spanjolle Manuel Neuer ka folur për humbjen e Japonisë në javën e parë të Botërorit të Katarit 2022.

“Kemi humbur shumë raste për shënim. Nuk luajtëm mirë në mbrojtje në minutat e fundit. Japonia na ushtroi presion në një lojë një me një dhe kjo ishte shqetësuese. Ne kishim nevojë të merrnim pozicione më të mira në fushë, gjë që bëmë në pjesën e parë”, citojnë fjalët e Neuer-it.

Sipas tij, skuadra gjermane ka kontrolluar rrjedhën e lojës, por ka paguar çmimin e relaksimit. Manuel vuri në dukje se skuadra tani është nën presion të madh dhe ndeshja kundër Spanjës duhet të luhet krejtësisht ndryshe.

Kujtojmë se humbja me rezultat 1:2 ishte fillimi i dytë radhazi i pasuksesshëm në Botëror për Gjermaninë. Takimi i radhës me spanjollët do të zhvillohet të dielën e 27 nëntorit. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!