Bayern Munchen i befasoi të gjithë mbrëmjen e kaluar. As tifozi më optimist i klubit gjerman s’do e kishte menduar një fitore 8-2 ndaj Barcelonës së Leo Messit, por djemtë e Flick zhvilluan ndeshjen perfekte dhe shpartalluan krejtësisht skuadrën katalanase.
Kapiteni i bavarezëve, Manuel Neuer foli pas triumfit historik rreth fitores, paraqitjes së shokëve të skuadrës dhe e mbylli me një koment për Marc-Andre ter Stegen, portierin e Barcelonës dhe shokun e repartit te Gjermania.
“Nuk e ulëm ritmin për asnjë moment dhe gjithmonë dëshironim të sulmonim. Edhe Barcelona është e frikshme në sulm. Tentuam të luanim në zonën e tyre dhe e dinim që golat do vinin nga çasti në çast.
Më vjen pak keq për Ter Stegen, për golat e shumtë që pësoi. Sigurisht që ishte një mbrëmje e madhe për ne, por nuk do ia urojë një gjë të tillë asnjë shoku tim te kombëtarja“, deklaron kapiteni i Bayern Munchen. /abcnews.al