Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Neuer: Ishim me fat gjatë minutave të para, Gnabry është fantastik

schedule19:49 - 20 Gusht, 2020

schedule 19:49 - 20 Gusht, 2020

Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer, ka folur për ndeshjen e djeshme kundër Lyon, si dhe i ka thurur elozhe talentit dhe yllit të skuadrës, Serge Gnabry.

Neuer, për “Sky Sports Deutschland”, u shpreh: “Ishim pak me fat që kaluam në avantazh shpejt gjatë ndeshjes dhe më pas patëm mundësi për të treguar cilësinë tonë. U përpoqëm ta vendosim Lyonin në presion dhe krijuam disa raste të mira.

Goli i Gnabry? Ishte një goditje e shkëlqyer e tij, e cila erdhi në momentin e duhur. Po vuanim në minutat e para, por ai gol ktheu gjithçka në favorin tonë”, tha mes të tjerash gardiani gjerman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!