Neuer i thotë jo Chelseas, gati kontrata e re me bavarezët

schedule21:16 - 1 Prill, 2020

schedule 21:16 - 1 Prill, 2020

Portieri i Bayern München, Manuel Neuer, dëshiron që të vazhdojë karrierën e tij tek gjigantët gjermanë. Media të ndryshme raportonin se si do të largohej nga Mynihu këtë verë, por mesa duket situata është krejt ndryshe.

Klubi më i interesuar për shërbimet e portierit gjerman ishte Chelsea. Sipas “Sky”, londinezët po kërkojnë një portier të ri pasi nuk janë të kënaqur me spanjollin Kepa.

Kontrata aktuale e Neuer me bavarezët përfundon në verën e vitit 2021. Agjenti i lojtarit do të takohet me drejtuesit e klubit gjerman për të mbyllur kontratën e re. Takimi është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi dhe më shumë pritet të mësohet në ditët në vijim. /abcnews.al