Neuer e pranon: Shpresoj që mos të ketë më kurrë sezon si ky

schedule09:56 - 11 Nëntor, 2020

schedule 09:56 - 11 Nëntor, 2020

Kapiteni i Bayern Mynich dhe kombëtares gjermane, Manuel Neuer, shpreson se në të ardhmen nuk do të ketë më asnjë sezon si ky. Pandemia e koronavirusit ka ndikur shumë dhe në futboll dhe këtë më së mirë e kuptojë futbollistët, edhe pse ata nuk ankohen sipas portierit gjerman.

“Nuk ka patur kurrë një sezon si ky dhe shpresojmë që nuk do të ketë më kurrë. Të gjithë ata që janë të përfshirë e kuptojnë shumë mirë se çfarë po kalojmë ne. Janë disa seanca stërvitore që ne nuk mund t’i bëjmë. Loja një kundër një, taktika gjatë lojës apo dhe turne mes grupit tonë as nuk mendohen më”, deklaron Neuer për “Sport Buzzer”.

“Ne si lojtarë nuk duhet të ankohemi, pasi po na lejohet të luajmë ndryshe nga disa sporte të tjera. Unë tashmë kam shtuar një metodë të re trajnimi individual dhe ajo më pëlqen shumë. Bëhet fjalë për një pasqyrë fitnesi, të cilën unë e kam vendosur në shtëpi”, tregon gardiani i Bayern Mynich. /abcnews.al