Rivaliteti në portën e Gjermanisë është shumë i madh. Manuel Neuer është prej vitesh titullar i padiskutueshëm, por edhe Marc-Andre Ter Stegen po shkëlqen në portën e Barcelonës. Ky i fundit është lodhur nga qëndrimi në stol dhe kërkon të luajë më shumë.
Për fat të keq ka përpara një mjeshtër si gardiani i Bayern Munchen. Rreth kësaj çështje ka folur edhe Oliver Kahn për Kicker. Legjenda e portës gjermane dhe Bayernit i jep fund dilemave dhe nuk e diskuton rolin e titullarit, që duhet të vazhdojë t’i përkasë Neuer.
“Gjermania është furnizuar gjithmonë mirë me portierë. Ter Stegen ka të drejtë të flasë për dëshirën për të luajtur, por për momentin nuk shoh asnjë motiv për të ndryshuar diçka“, thekson Kahn. Gjermania pret nesër në mbrëmje Bjellorusinë dhe të gjithë janë kuriozë për të mësuar zgjedhjen e trajnerit Low. /abcnews.al