Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve në platformën e tyre.
Nisma e studentit Sovran Hoti i cili njëkohësisht është përdorues i rregullt i Netflix, kishte filluar pasi ai vuri re se lokacioni i Kosovës i figuronte si Serbi dhe kështu kjo çështje mori jehonë dhe vëmendjen e Netflix në muajin shkurt të këtij viti me qëllim që Republika e Kosovës të njihet si shtet në Netflix.
Ky peticion pati jehonë dhe u përkrahë edhe nga shumë artistë dhe u mblodhën 37 mijë nënshkrimeve për rreth 2 muaj.
Ndërsa sot Hoti ka njoftuat se Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje simbolike dhe të dinjitetshme.
“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë. Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!”, ka shkruar Hoti./abcnews.al