“Netët e Klipit Shqiptar në kohë pandemie”, Petri Bozo: Ka ndryshuar i gjithë formati

schedule11:33 - 8 Maj, 2020

schedule 11:33 - 8 Maj, 2020

Petri Bozo regjisor, producent në “ABC e Mëngjesit” ka folur për festivalin “Netët e Klipit Shqiptar”.

Gjatë intervistës me gazetarin Enkel Demi ai shtoi se ky festival do të realizohet, duke treguar edhe një respekt ndaj të gjithë realizuesve, ndërsa shtoi se janë realizuar shumë klipe.

Ai shpjegoi se për shkak të pandemisë stafi është detyruar të ketë një anëtar jurie në distancë.

“Kemi organizuar lidhje me “Skype” i gjithë formati thuajse ka ndryshuar. “I vetmi problem është që nata “Gala” kërkon një grumbullim të njerëzve dhe shpresojmë që në natën finale që do mund të mbahet  në Ulqin,  të respektohen masat duke ruajtur distancat. Por, një plan tjetër është të bëhet një lloj koncerti ku do të ndiqet nga njerëzit në ballkone. Në 15 maj lirohet komplet lëvizja në Malin e Zi, dhe jemi pak optimistë”, u shpreh Bozo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!