Një ekran i madh i vendosur në sheshin kryesor të qytetit risolli edhe këtë sezon “Open Cinema” në Kukës.
Shfaqja e filmave, disa prej të cilëve edhe premierë, është gërshetuar më së miri edhe me interpretime këngësh e kolonash zanore nga më të njohurat të kinematografisë shqiptare.
Të parët e kanë radhën fëmijët për të ndjekur disa nga filmat vizatimore të prodhuar nga kinostudio. Më pas shfaqen edhe filma e dokumentarë të tjerë.
Dy nga protagonistët e parë të këtij aktiviteti janë aktorët e njohur Marjana Kondi dhe Erand Sojli.
Të dy aktorët thonë se kinemaja e hapur ka një rëndësi të veçantë për të ndërtuar komunikimin me një publik të gjerë. Irma Libohova vjen për të disatën herë, e në këtë aktivitet interpreton disa këngë, duke ndezur edhe sheshin.
Me Kukësin ka lidhje të veçantë përmes Aleksandër Lalos, kompozitorit të ndjerë, I cili ka jetuar për disa vite në Kukës.
Për Liljana Kondakçi, prezenca e saj në Kukës risjell kujtimet e kolonave zanore të shumë filmave e në një pjesë, edhe si aktore
Nuk mund të jesh e madhe nëse nuk ke publikun dhe nuk e ndjen ngrohtësinë e tij thotë Liljana. Pleurat Himaduna ka ardhur për të ndjekur këtë aktivitet në Kukës. Është producent i njohur nga Kosova e me një karrierë të pasur në produksionin filmic që nga koha e ish jugosllavisë.
Një karrierë plot 55-vjeçare në kinematografi e televizion. Edhe pse kohë nën izolim mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë, gjithmonë ka arritur të ndërtojë marrëdhëniet me regjisorë e kineastë të njohur të vendit tonë.
Ndërsa Skënder Jace, regjisor e producent thotë se “Open Cinema” është në edicionin e nëntë të saj, ndërsa në Kukës për të gjashtin sezon, duke synuar afrimitetin e shikuesit me kinemanë.
Edicioni i nëntë i “Open Cinema” në Kukës qëndroi për 3 netë me radhë duke sjellë e gjallëruar edhe jetën kulturore e artistike për qytetarët./abcnews.al

