Qeveria e Hungarisë ka njoftuar se po tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Një zyrtar i lartë në qeverinë e kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyas, njoftoi masën, disa orë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet sipas një urdhër-arresti të ICC, mbërriti në vend për një vizitë shtetërore.
Benjamin Netanyahu ka nisur një vizitë zyrtare katër-ditore në Hungari, duke shënuar herën e parë që kryeministri izraelit ka shkelur në tokën evropiane që kur gjykata ndërkombëtare penale lëshoi një urdhër arresti për të lidhur me akuzat për krime lufte në Gaza.