Netanyahu refuzon sërish thirrjet ndërkombëtare për ndalimin e luftës në Gaza

schedule16:45 - 17 Mars, 2024

schedule 16:45 - 17 Mars, 2024

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka refuzuar sërish thirrjet për t’i dhënë fund luftës së Gazës për sa kohë që objektivat e Izraelit mbeten të paplotësuara.

“Nëse ne e përfundojmë luftën tani, përpara se të arrihen qëllimet tona, kjo do të thotë se Izraeli e ka humbur luftën”, tha Netanyahu në Jerusalem në fillim të mbledhjes të kabinetit izraelit këtë të dielë.

Izraeli nuk do t’i nënshtrohej presionit ndërkombëtar për këtë çështje, tha Netanyahu, duke e bërë të qartë se ai po i përmbahej planeve që ushtria izraelite të hynte në Rafah në jug të Rripit të Gazës për të eliminuar njësitë e Hamasit të strehuar atje.

Netanyahu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion mbi Hamasin dhe mbështetësin e tij, Iranin. “Ata janë ata që përbëjnë një kërcënim për rajonin dhe gjithë botën”, tha ai.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!