Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se direktiva e tij për ushtrinë izraelite nuk ka ndryshuar dhe trupat nuk kanë kufizime për këtë çështje.
“Luftëtarët tanë në Libanin jugor kanë liri të plotë veprimi për të penguar çdo kërcënim të drejtpërdrejtë ose në zhvillim ndaj tyre ose ndaj banorëve të Izraelit verior”, tha ai në një deklaratë.
“Qëndrimi im është i vendosur për qëndrimin tonë në zonën e sigurisë në Libanin jugor për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shtoi Netanyahu.



