Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është nisur drejt Uashingtonit për t’u takuar me Donald Trump për bisedime mbi tarifat dhe çështje të tjera.
Netanyahu u tha gazetarëve teksa hipi në aeroplan se ai ishte “lideri i parë ndërkombëtar që do takohej me Trumpin që nga vendosja e tarifave”, shkruan Reuters.
Ai shtoi se kjo tregon lidhjen e tyre personale dhe lidhjen mes vendeve të tyre, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë kohë.