Netanyahu në Moskë, takon Putinin për Planin e Paqes

schedule22:26 - 30 Janar, 2020

schedule 22:26 - 30 Janar, 2020

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë, për të diskutuar planin amerikan të paqes për Lindjen e Mesme. Netanyahu pas përfudnmit të vizitës në SHBA është ndalur në Moskë.

Në takimin e tij me Trump, presidenti izrealit ka prezantuar planin e tij për arritjen e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, një propozim që është përshëndetur nga SHBA dhe nga BE.

Iniciativa u prit me zemërim nga palestinezët dhe u hodh poshtë nga disa vende myslimane. Netanyahu e përshkroi vizitën e tij në Moskë, si simbol të “forcimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve” dhe tha se ai dëshironte të dëgjonte “pikëpamjet” e liderit rus për planin e paqes së SHBA-së.

Ndërkohë plani i Trumpit i ofron Izraelit kontroll mbi vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe Luginën strategjike të Jordanit si dhe shpall Jerusalemin si “kryeqytetin e pandarë të Izraelit”. Gjithahstu dokumenti i prezantuar prej tij flet për mundësitë e krijimit të shtetit palestinez me kryeqytet në një pjesë të Jerusalemit lindor, por vendos një seri kushtesh që duhet të përmbushen nga palestinezët.

Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, menjëherë e hodhi poshtë planin si shumë pro-izraelit dhe tha se do të preferonte të vazhdonte bisedimet e paqes me ndërmjetës neutral. Nga ana tjetër palestinezët kanë thënë se ata nuk e konsiderojnë Uashingtonin si një lojtar të paanshëm në konfliktin që po zgjatë me dekada.

Ndërkohë Rusia, vitet e fundit, ka kërkuar një rol më të madh në rajon – edhe si një ndërmjetës – midis izraelitëve dhe palestinezëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!