Netanyahu mohon se ishte paralajmëruar nga Egjipti për një sulm nga Hamasi

schedule18:19 - 9 Tetor, 2023

schedule 18:19 - 9 Tetor, 2023

Zyra e kryeministrit të Izraelit ka mohuar kategorikisht se është paralajmëruar nga Egjipti për një sulm nga Hamasi, raporton Radio Publike e Izraelit.

Zyra e Benjamin Netanyahu i quajti raportet “të pasakta dhe të rreme” dhe “një gënjeshtër e plotë”.

“Asnjë paralajmërim paraprak nuk ka mbërritur nga Egjipti dhe kryeministri nuk ka folur apo takuar me kreun e shërbimit të inteligjencës egjiptiane që nga krijimi i qeverisë, as në mënyrë indirekte dhe as drejtpërdrejt”, thuhet në deklaratë. “Ky është një lajm krejtësisht i rremë”, thuhet në të.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!