Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Netanyahu me Ramën: Çelim në Jeruzalem Dhomën e Tregtisë, çojmë përpara lidhjet ekonomike

schedule14:26 - 26 Janar, 2026

schedule 14:26 - 26 Janar, 2026

Të martën pritet të hapet në Jeruzalem Dhoma e Tregtisë e cila sic u shpreh kryeministri izraelit Netanyahu do të çojë përpara lidhjet ekonomike mes Shqipërisë dhe Izraelit.

“Po kështu e jo çuditërisht, ne po ndërtojmë marrëdhënie të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Izraelit dhe numri i turistëve izraelitë që kanë shkuar në Shqipëri është rritur me 800%, ndoshta 1000, dhe së shpejti do të bëhen shumë më tepër. Dhe mund t’ju them të gjithë izraelitëve që Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm, kështu që shkoni atje, kjo ishte e para.

E dyta kemi kompani investuese izraelite, të cilat, dinë që ka një mundësi të madhe ekonomike në Shqipëri, ka një orientim drejt tregut të lirë dhe që ka gjëra që mund të zhvillohen së bashku me shqiptarët. Kjo do të çohet edhe më tej me çeljen e Dhomës së Tregtisë në Jeruzalem, mendoj nesër me praninë e Kryeministrit Rama dhe kjo është diçka që mendoj se do të çojë përpara lidhjet ekonomike.



E së fundi do doja të thoja që ne po kështu kemi një mirëkuptim që shkon përtej interesave, por në ndjesën më të thellë të simpatisë njerëzore, njohim që ka një themel afërsie e vëllazërimi midis dy popujve tanë, e dua të them edhe një bazë vëllazërimi midis të dyve prej nesh.”- u shpreh Netanyahu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!